A e ndryshoi Berlusconi testamentin para se të shtrohej në spital? Zbardhen DETAJE

Pas vdekjes së Silvio Berlusconit dhe spekulimeve për trashëgimtarët e tij, dy pyetje të reja po vijnë për të dhënë një frymë trazirash në skenën e trashëgimisë. A është i vërtetë zëri se gjatë shtrimit të parafundit të këtij viti, ish-kryeministri italian ndryshoi testamentin? A do të mund të jetojë partnerja e tij e fundit, Marta Fascina, në vilën e njohur Arcore, jashtë Milanos?

Sipas informacioneve të fundit, familja Berlusconi ka vendosur që fillimisht të presë mbledhjen e nesërme të aksionerëve të Fininvest, në Milano.

Kjo është kompania e investimeve, e cila kontrollon të gjitha aksionet e grupit Berlusconi, ndaj duhen shmangur të papriturat dhe tensionet.

Për sa i përket pasurisë, vlera e bizneseve të krijuara nga “Cavaliere” llogaritet të kalojë 5 miliardë euro, me mbi 20 mijë të punësuar.

Por mbi të gjitha, duhet të konstatohet nëse perandoria e Berlusconit (tre kanalet televizive, shtëpia botuese Mondadori, sigurimet Mediolanum e të tjera) do të mbeten ashtu siç janë apo do të vendoset për ta shitur pjesërisht. Grupi francez Vivendi ka shprehur prej kohësh interes për blerjen e kanaleve televizive, por përgjigja e deritanishme ka qenë gjithmonë negative.

Gjithashtu në rast se me hapjen e testamentit tre fëmijët më të vegjël të manjatit italian do të gjenden në disavantazh, sigurisht që do të ketë komentues që do ta interpretojnë atë si një “hakmarrje” e të ndjerit ndaj ish-bashkëshortes dhe nënës së tyre, Veronica Lario, e cila nuk e mbështeti dhe kërkoi divorcin gjatë aferës “bunga bunga”.

Së fundi, është aspekti politik, me të ardhmen e partisë Forza Italia. A do të vazhdojnë ta mbështesin trashëgimtarët e Silvio Berlusconit me fonde bujare partinë apo do të preferojnë ta ndalin këtë përvojë politike?

Related Posts

Gjermania në krizë të thellë, U-21 eleminohet nga Euro 2023

Gjermania në krizë të thellë, U-21 eleminohet nga Euro 2023 Kombëtarja e Gjermanisë U-21 largohet nga Euro 2023 me një bolanc katastrofik pa asnjë fitore në 3…

“Sërish në rënie”/ Ç’po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa shiten euro dhe dollari sot

Sot, më 29 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97 lekë dhe shitet me 98.1 lekë. Euro blihet me 106.4 lekë dhe shitet 107.2 lekë. Paundi britanik…

E rëndë në Sarandë, makina përplas motoçikletën, ndërron jetë drejtuesi

jë aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, pasi një automjet ka përplasur një motoçikletë. Mësohet se si pasojë e goditjes që…

“Dorëzimi nuk është opsion”, i biri i Vuçiç mesazh serbëve në Manastirin e Graçanicës

Djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç ishte pjesëmarrës ditën e sotme në Manastirin e Graçanicës, nga ku ka përcjellë një mesazh me anë të bluzës së…

“Më ka humbur mbesa”, gjyshja ‘ngre në këmbë’ policinë, nis puna për gjetjen e 15-vjeçares

Njoftimi i policisë: Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja L. D., 62 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa mbesa e…

“Luizi vinte vetëm për Kiarën”/ ZBËRTHEHEN prapaskenat e “Kepit të Vip-ave”, sakrificat e këngëtarit…

Luiz Ejlli nuk është banor i “Kepit të Vip-ave”, por ka qenë shpesh i pranishëm gjatë xhirimeve të reality shoë-t. Në një intervistë për “Ftesë në 5”,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *